Ka qenë e tensionuar dje situata te Unaza e Re, atje ku banorët protestojnë prej muajsh në mbrojtje të banesave të tyre.
Banorët kanë ndezur zjarr e kanë grumbulluar gurë për shkak të prezencës së shtuar të policisë.
Në vendngjarje ka patur edhe efektivë të FNSH-të, ndërsa në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe ish deputetët Klevis Balliu, Petrit Vasili dhe Endrit Braimllari.
Por siç shihet edhe në foton e mëposhtme, rezistenca e banorëve ka bërë që një pjesë e policëve të “gjenin shpëtim” në hyrjet e pallateve të zonës