Erigers Mihasi, 30-vjeçari i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë, është liruar nga qelia. Kërkesa për lirimin e Mihasit nga qelia është bërë nga vetë prokuroria e Gjirokastrës, e cila pas 6 muajsh mbajtje në qeli të Mihasit, ka vendosur ti ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Kërkesa e prokurorisë është pranuar dhe nga gjykata, dhe prej disa ditësh Erigers Mihasi ndodhet i lirë, duke lëvizur në Tiranë dhe jo vetëm. Mihasi u arrestua me urdhër të prokurorisë në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve të Elton Çiços, “Armëmbajtje pa lejë”, “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij në momentin e arrestimit, u gjetën disa fishekë. Por për këto municione mësohet se Mihasi ka treguar në polici se ato i përkasin babait të tij dhe ai s’kishte dijeni për municionet në shtëpi. ”Shqiptarja.com” mëson se gjatë fazës së hetimit Erigers Mihasi, nuk ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit, duke këmbëngulur se ai nuk kishte marë pjesë në grabitjen me armë dhe dhunimin e prindërve të Elton Çiços, në një fshat në Tepelenë. Lidhja e tij në këtë ngjarje kriminale dhe më pas arrestimi në janar 2019 është bërë pas identifikimit nga një gjurmë gishti, të fiksuar në një paketë cigareje, të sekuestruar në mjetin tip “Audi”, të përdorur në këtë ngjarje kriminale të ndodhur në mars 2015.
Kjo është prova kryesore e prokurorisë së Gjirokastrës kundër Mihasit, provë e cila është rrezuar nga disa prova të tjera, që kanë dalë më pas, ku tregojnë seështë një person tjetër, tashmë i vrarë, ai që ka kryer grabitjen. Gjurma e gishtit që e lidh Mihasin në këtë grabitje të shëmtuar të dy të moshuarve në Tepelenë, është zbuluar në vazhdën e hetimeve që prokuroria dhe policia e Tiranës, po kryenin për masakrën e 4 tetorit 2019 të ndodhur në lokal “Monopol” në ish-bllok, ku ish-komandoja Marviol Bilo, në cilësinë e bodigardit të Ervin Mata, të fejuarit të Elvana Gjata, qëlloi me pistoletë duke plagosur Ervis Martinin, Elio Hato dhe la të vdekur në vend Fabian Gaxhën. Për policinë kriminale, Mihasi, konsiderohet si i njohur i Ervis Martinaj. ”Shqiptarja.com” mëson se pas ngjarjes në lokal “Monopol” në 4 tetor 2019, policia shoqëroi dhe pyeti disa persona që njihen, si lidhje shoqërore e Ervis Martinaj. Një ndër këta persona është dhe Erigers Mihasi, të cilit pasi i është marë deklarimi në polici, oficerët i kanë marë dhe shënjat e gishtave me qëllim krahasimin e tyre me gjurmët e gishtave që kishin fiksuar ekspertët brenda lokalit “Monopol”. Asnjë nga këto gjurmë nuk doli që të kishte ngjashmëri me gjurmët krahasuese që i ishin marë Mihasit në Polici, duke përjashtuar Mihasin si të përfshirë në këtë ngjarje. Por çuditërisht aparati identifikues i gjurmëve, skanoi një gjurmë gishti të njëjtë me atë të Erigers Mihasit,dhe kjo gjurmë e lidhte 30-vjeçarin me ngjarjen e ndodhur në mars 2015, në një fshat në Tepelenë, ku ishin grabitur me armë dy prindërit e Elton Çiços, Naim Çiço dhe bashkëshortja e këtij të fundit 60-vjeçare. Menjëherë pas këtij konstatimi është njoftuar prokuroria e Gjirokastrës e cila ka në hetim këtë çështje për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa lejë” “Plagosje me dashje”.
Prokurori i çështjes Emëror Kasaj, është njohur me këtë rezultat të ngjashmërisë së gjurmëve të gishtave dhe për të qënë më i bindur mbi rezultatit të ngjashmërive të gjurmëve, ka kërkuar një ekspertim tjetër, pra një ekspertim të dytë. Dhe rezultati ka qënë i njëjtë edhe për këtë rast. Nisur nga ky konstatim prokurori Kasaj ka urdhëruar policinë të arrestojë 30-vjeçarin Erigers Mihasi, si një nga autorët e dyshuar të grabitjes dhe dhunimit të prindërve të të ndjerit Elton Çiço, i cili mbeti i vrarë në 1 maj 2016. Arrestimi i Mihasit, është kryer nga policia e kryeqytetit në zonën e Yrshekut, pa bërë asnjë rrezistencë nga ana e tij.Gjatë marjes në pyetje Mihasi ka mohuar në mënyrë kategorike implikimin e tij në këtë ngjarje kriminale të ndodhur në Mars 2015 në Tepelenë. Ai ka pohuar se gjurma që është gjetur në një paketë cigareje të sekuestruar në mjetin “Audi” të sekuestruar tashmë nga policia, është fiksuar për shkak se në këtë makinë ai kishte hipur disa here në Tiranë. Sipas të arrestuarit mjeti tip “Audi” me targa italiane përpara se të ndodhte ngjarja e grabitjes së dy të moshuarve, i përkiste Ervis Martinaj. Për shkak se Mihasi ka shoqëri me Martinaj, ai kishte hipur disa herë në këtë makinë, dhe padyshim kanë mbetur dhe gjurmë gishtash. Kjo është prova kryesore e prokurorisë së Gjirokastrës kundër Mihasit, provë e cila është rrezuar nga disa prova të tjera, që kanë dalë më pas, ku tregojnë se është një person tjetër, tashmë i vrarë, ai që ka kryer grabitjen.
Ndërkohë vetë Martinaj që është pyetur nga policia për këtë ngjarje, është shprehur se makina tip “Audi” i përkiste atij, por ai dy apo tre ditë para ndodhjes së grabitjes së të moshuarve, ja kishte shitur mjetin Laçianit, Robert Rama. Ky i fundit mbeti i vrarë në 11 qershor 2015, gjatë një atentati në zonës e ish-Kënetës në Durrës, edhe pse ishte në kërkim nga policia e shtetit si i dyshuari kryesor për këtë grabitje. Policia e pati të vështirë të fokusohet në vetëm një pistë hetimi, për shkak të kaluarës problematike të Ramës. Në atë kohë u tha se Robert Rama mund të ishte vrarë nga ekzekutorë të paguar finaciarisht. 31-vjeçari nga Kurbini, ishte përfshirë në konflikte të shumta në qytete të ndryshme të vendit, si dhe ka kryer disa grabitje me armë e dhunë. Ai ndërronte vazhdimisht shtëpinë, për shkak se ishte person i shpallur në kërkim dhe gjithashtu kërkohej nga personat me të cilët ishte në hasmëri.aa