Kujdes gjatë ditëve në vijim/ I nxehti afrikan duke pushtuar vendin…

0
117

Ditët në vijim do të jenë të nxehta dhe vendi do të preket nga vala afrikane, me temperatura të larta. Moti ka bërë një kthesë të papritur gjatë ditëve të fundit.

Sot moti do të jetë me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore. Në zonat malore vranësirat do të shfaqen të pakta deri mesatare, ku nuk do të përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 17/33°C
Zonat e ulëta 19/39°C
Zonat bregdetare 22/35°C

Ditën e nesërme, e mërkurë datë 24 Korrik 2019, moti do të mbetet me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 18/33°C
Zonat e ulëta 20/39°C
Zonat bregdetare 22/35°C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here