Presidenti Ilir Meta ka uruar Boris Johnson për marjen e postit si kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook,Meta, i uron suksese në detyrën e re si dhe thekson besimin e fortë të vendit tonë në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Statusi i plotë
Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. ?????