Maliqi thirrje policisë: Hidhni kapelet dhe mos rrihni artistët e qytetarët…

0
132

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për situatën e tensionuar përpara Teatrit Kombëtar, ku janë mbledhur artistë e qytetarë të shumtë në mbrojtje te godinës së teatrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, si ish-oficer i lartë policie, Maliqi u ka bërë thirrje “policëve që të hedhin kapelet dhe të mos rrahin artistët dhe qytetarët që po mbrojnë një pronë publike dhe lirinë përballë një diktature oligarkike”.

Në vijim postimi i plotë i Maliqit

Thirrje publike e hapur dhe patriotike, si ish-oficer i lartë policie, si anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare (rendit, SHIK-ut dhe mbrojtjes) prej 5 vjetesh dhe deputet i drejtohem ish-kolegëve dhe vartësve të mi të policisë që të hedhin kapelet dhe të mos rrahin artistët dhe qytetarët që po mbrojnë një pronë publike dhe lirinë përballë një diktature oligarkike. Artistët perfaqësojnë elitën kulturore të kombit, shpirtin e lirë të qytetarit. Teatri përfaqëson një nga majat më të larta të artit shqiptar. Bashkohuni me artistet, qytetaret, disnancohuni nga mbidozat e Kryeministrit i cili edhe ju po ju mban nën presion psikologjik me vetingun në polici. Reagoni me dinjitet mos e njollosni uniformën e shtetit as figurën tuaj me urdhra e veprime arbitrare kundër artistëve të cilët mbeten vlerë e kombit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here