“O zhgarravinist, Tirona nuk është telajo për zhgarravinat tuaja!”

0
155

Nga Ilir Demalia

O zhgarravinist, Tirona nuk është telajo për zhgarravinat tuaja!

Edi Rama paska shkruar në Twitter, ” Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë në këtë vend.Ashtu si stadiumi do të shëmbet edhe Teatri Kombëtar.”

Edi Rama ka një të drejtë në zhgarravinën politike të Rilindjes.

Ka një të drejtë në zhgarravinën e tij psigjike.

Ka një të drejtë në zhgarravinën e tij të rrupatjes së parasë publike në bashkëpunim me bandat e tij të trafiqeve dhe pastrimit të parave të krimit.

Ka një të drejtë të urrej Tironën dhe shqiptarët.
Ka një të drejtë të shëmbi jo teatrin, çfarë të doje dhe si të dojë.

Pse?

Ai e di që ka një popull që nënshtrohet, korruptohet, që nuk ka ndjeshmëri për historinë dhe trashëgiminë e vet, për komunitetin e vet, për shtëpinë e vet, për të ardhmen e vet.

Prandaj dhe ai është i sigurtë në atë që thotë. E shikon që 50 vetë janë aty tek Teatri. Tre aktorë, Liçaj, Budina, Makashi dhe një regjisor Saimir Kumbaro.

Teatri është fundi i zhgarranivimit-zhgarravin të Edi Ramës, ai shkëtërroi Stadiumin, Sheshin, Tironën, po shkatërron Shqipërinë duke e kthyer në zhgarravinë fizike, politike, morale, ekonomike, institucionale, demonshkërdhatokratike.

Kjo jo si aftësi e Edi Ramës, por si pa-aftësi e një populli

Kjo, sepse e lanë të bëj ç’të dojë, dhe si të dojë, dhe me kë të dojë, dhe tani, ai ndjehet i plotëfuqishëm në zhgarravinën e tij.

Teatri duhet mbrojtur si guri i fundit, duke u bërë: guri i varrit të zhgarravinës Rama dhe zgarravinizmit Rilindja si sekt-kriminal kundër shqiptarëve.

Qytetarët nuk duhet të lejojnë më Ramën të thotë, “Ata janë pakicë dhe nuk ka pakicë të na ndaloj.”

Jo. Të gjithë tek Teatri për të ndaluar zhgarravinën Rama dhe sektin Rilindja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here