Zhvillimet e forta në Teatrin Kombëtarë, duket se nuk e kanë bërë Edi Ramën që të reflektojë sadopak. Përkundrazi, edhe pse kjo mund të konsiderohet si një nga protesta dhe kauzat më jo partiake, ai ka reagua si një autokrat tipik që nuk pyet as për ligje dhe as për qytetarët.
Përmes një postimi në Twitter, Rama, thotë se është i vendosur e i palëkundur për të çuar deri në fund projektin, për një Teatër të ri Kombëtar. Madje ai edhe i ka provokuar protestuesit, duke I cilësuar një minorancë aktorësh e politikanësh, që janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë.
“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse
Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan e provokon Edi Rama.
Flet për “minorancë”, kur tashmë të gjithë e dinë se “shumica” për të cilën ai lufton në këtë betejë për Teatrin, ka vetëm një emër, Fusha, për të cilin bëri edhe një ligj antkushtetues special, duke synuar që ti falë tokën publike në qendër të kryeqytetit.