Ditën e sotme ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm, në lidhje me procesin e vizave studentore. Njoftohet se përfituesit e kësaj lloj vize, nuk duhet të punojnë në mënyrë të jashtëligjshme në SHBA, pasi në të kundërtën do të penalizohen.
“Është e mrekullueshme të shohësh kaq shumë studentë shqiptarë që aplikojnë për vizë për të studiuar në universitetet e Shteteve të Bashkuara, por mos harroni, nëse po aplikoni për një vizë studentore, ju duhet të keni një plan për të paguar për shkollimin dhe për shpenzimet tuaja në Shtetet e Bashkuara. Vizat studentore janë për të studiuar dhe jo për të punuar!”, paralajmëron ambasada e SHBA.