Dhuna tek Teatri, ‘shpërthen’ Vasili: Policia e të çmendurit Rama ka “luftuar heroikisht dhe psikopatikisht” që…

0
110

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar sërish për dhunën e ushtruar nga policia tek Teatri Kombëtar.

“Ky shkollëpak dhe trurrënuar së bashku me policinë, që sillet kafshërisht, nga dje janë dhe do mbeten fytyrat më të urryera dhe të neveritshme të një Shqipërie që ndryshe nga ata është fisnike me ideale, zemërgjerë dhe e mençur”, shkruan ai në një shenim në facebook.

Ja reagimi i plote i Petrit Vasilit:

 

Dje i çmenduri Edi Rama dhe policia rrethuan artistë dhe qytetarë duke i lenë edhe pa ujë, ndaj në pranga do të përfundojnë!!!

Policia e të çmendurit Edi Rama ka “luftuar heroikisht dhe psikopatikisht” që asnjë pike ujë dhe asnjë kafshatë ushqim të mos arrinte tek mbrojtësit e teatrit.

Ky shkollëpak dhe trurrënuar së bashku me policinë, që sillet kafshërisht, nga dje janë dhe do mbeten fytyrat më të urryera dhe të neveritshme të një Shqipërie që ndryshe nga ata është fisnike me ideale, zemërgjerë dhe e mençur.

Të gjithë ata komandantë policie, gangsterë dhe perversë, që urdhëruan turpin me të zi të policisë në 29 vjet pluralizem, janë të gjithë të evidentuar dhe ndeshkimi i tyre do të jetë shumë i rreptë dhe shembullor.

Këta maskarenj të policisë, kundër çdo ligji, rrethuan mbrojtësit e teatrit, artistë dhe qytetarë.

Në gjyqin publik të tyre do tu bëhen këto pyetje:

1.Mbi çfarë ligji ndodhej policia atje?

2.Çfarë vendimi zbatonin për teatrin?

3.Përse dhe me çfarë ligji garantonte policia plaçkitjen dhe lëvizjen e materialeve të teatrit?

4.Pse policia u vu në shërbim të antiligjit, kur edhe me ligjin e qelbur të po vetë rilindjes procedura e Teatrit vazhdon dhe duhet të kthehen prap në Parlament për të miratuar kontratën, gjithnjë sipas ligjit këllire të tyre?

5.Perse në vend të garantimit të mbarevajtjes së protestës policisë kreu izolimin fizik dhe demtimin shendetesor të mbrojtësve të Teatrit?

6.Përse, mbi çfare ligji vendimi apo urdheri u rrethua dhe u izolua me orë të tëra Teatri duke marrë përsipër edhe rrezikimin e jetës së njerëzve duke u penguar edhe ujin?

7.Perse u penguan nga policia qytetarët me anë të një dhune të egër dhe violente, që tu bashkoheshin mbrojtësve të Teatrit?

8.Perse nuk u arrestuan nga policia përsonat që po leviznin pa ligj materialet nga teatri por u inkurajuan dhe u morën në mbrotje prej saj?

9.Perse policia nuk guxoi të paraqiste asnjë urdhër me shkrim që justifikonte veprimet e saj në mbrojtje te banditeve që leviznin dhe hiqnin materialet e teatrit?

Keto janë vetëm disa nga çeshtjet për të cilat drejtuesit e policisë dhe pjestarë të saj të zellshëm dhunues do të përgjigjen dhe do të përfundojnë në pranga.

Janë të evidentuar me foto dhe Video pa fund dhe askush nuk i mbron dot nga fundi i hidhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here