Marrëveshja e artistëve me opozitën, Isufi: Ja pse ishte e rëndësishme

0
156

Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura Ardian Isufi i ftuar në emisionin “Opinion” në “News 24” deklaroi se marrëveshja e artistëve të Teatrit me opozitën e bashkuar është shumë e rëndësishme.

Isufi tha se marrëveshja është e rëndësishme, sidomos për dy pika. Ai shtoi se mosshembja e Teatrit nënkupton ruajtje të trashëgimisë kulturore. Për Isufin, pikë e rëndësishme është edhe ajo, sipas së cilës rritet buxheti për kulturën.

Marrëveshja është shumë e rëndësishme. Teatri nuk duhet të shembet, për shkak se është një vlerë historike dhe kulturore për vendin tonë. Teatri është një gjurmë historike dhe kulturore. Marrëveshja ka një koncept të ruajtjes së identitetit kulturor. Nuk ka rëndësi majtas apo djathtas, qytetarët duhet të jenë në mbrojtj të godinës së Teatrit. Sensibiliteti i qytetarëve ndaj Teatrit duhet të jetë më i madh”, tha Isufi.

Ardian Isufi u shpreh se zgjidhja mund të ishte restaurimi i godinës së Teatrit.

“Nëse ka vullnet të mirë, ajo godinë mund të ndërtohet dhe të rregullohet. Restaurimi është një zgjidhje dhe është po ashtu e realizueshme. Urbanistët dhe arkitektët kanë sugjeruar që të ketë restaurim. Të gjithë teknikët kanë thënë se ajo është ndërtesë e qëndrueshme, e cila me restaurim sillet në identitet.  Nuk duhet teatër i ri duke zhdukur të vjetrin”, deklaroi Isufi.

Për dekanin e Fakultetit të Arteve të Bukura, marrëveshja me opozitën ka pika me rëndësi për të ardhmen.

“Nga marrëveshja, pika që na interesonte ishte kthimi në identitet. Marrëveshja mbart një vizion të qartë për të ardhmen. Aty saktësohet edhe se do të ketë burxhet më të madh për kulturën, gjë e cila na mungon. Ne kemi buxhetin më të vogël në Ballkan dhe duhet më tepër investim. Unë mendoj se përfshirja e opozitës së bashkuar e potencon shumë duke parë nga e ardhmja. Duhet realisht reformë për artistët. Artistët të mbështeten. Jemi për decentralizim institucionesh”, tha Isufi.

Ardian Isufi theksoi se qeveria duhet të dëgjojë zërin e artistëve, pasi artistët janë edhe zëri i qytetarëve.

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e artistëve, pasi këta artistë mbështeten nga ana e qytetarëve. Qeveria duhet të mbështesë kulturën dhe historinë e jo të shkatërrojë atë. Qeveria duhet të shikojë me kujdes raportin që ka me artistët dhe qytetarët”, deklaroi Isufi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here