Policia arreston me urdhër të Ramës dy banorë të Unazës së Re…

0
145

Me urdhër të Ramës, policia ka arrestuar dy banorë të Unazës së Re tek Krimet e Rënda. Burime bëjnë me dije se janë arrestuar dy banorë të të Unazës së Re pranë Porkurorisë për Krime të Rënda në Tiranë.

Ndërkohë banorët janë mbledhur dhe disa preje tyre kanë treguar se janë dhunuar nga forcat e rendit teksa thonë se kjo ka ndodhur nga persona të veshur civil dhe pa asnjë dokument.

Banorët kanë qenë të pranishëm në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të ndjekur procesin ndaj dy anëtarëve të familjes Ferati të cilët janë arrestuar disa ditë më parë në banesën e tyre tek Unaza e Re.

Banorët shprehen se janë dhunuar nga policia, ndërkohë që 3 prej tyre janë arrestuar. “Ne ishim në mbështetje të disa banorëve të ndaluar. Erdhën mbi 30 civilë na rrethuan ted era e gjykatës dhe na dhunuan. Na kanë qëlluar brenda ambjenteve të prokurorisë dhe gjykatës.

Na kanë ardhur në orën 9 të darkës polic pa letra. Po na terrorizojnë”, u shprehën banorët nga Gjykata e Tiranës.

Skënder Doda dhe Shpëtim Billa janë dy nga tre banorët e ndaluar nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here