Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar tek Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të japë detaje për çështjen e ‘Toyota Yaris’.
Gjatë dëshmisë së liderit të opozitës përballë prokurorëve që kanë ardhur nga Belgjika, do të jenë prezentë edhe prokurorët shqiptarë.
Basha është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike, në aferën e pastrimit të miliona eurove, me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.
Basha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet belge dhe ka qenë në pritje të rakordimit për mënyrën e bashkëpunimit.
Prokurorët belgë që po merren me hetimin e kësaj çështjeje, kanë ardhur në Tiranë për të marrë në pyetje kreun e PD.