Renditje e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat për muajin gusht tek ajo me më shumë fat.
12. Gaforrja – Do merren shumë me çështjet ekonomike, por edhe do marrin atë që mendojnë se u përket. Do jetë një muaj antagonizmash.
11. Dashi – Kanë një muaj vital, me energji pozitive, dashuria do jetë në qendër të vëmendjes. Por do kenë shumë peripeci.
10. Binjakët – Do kenë jetë sociale, pak shkëputje nga shoqëritë, ndarje, bashkime, shoqëri të reja. Kjo do sjelli paqëndrueshmëri në qëllimet e tyre, tha Meri.
9. Peshorja – Do udhëtojnë, do kenë kontakte me shumë njerëz, do jetë muaj informacionesh, lëvizjesh. Mund të lodhen pak duke qenë në veprim.
8. Virgjëresha – Do kenë një muaj dominant në fund të gushtit, por para fundit të gushtit do merren me energjinë, të shplodhen që të bëjnë gjëra të mëdha.
7. Demi – Do merren shumë me familjen, njerëzit e afërt, do kenë shumë hyrje dalje, do jenë të ftuar do ftojnë njerëz, familja do i preokupojë gjatë muajit gusht.
6. Bricjapi – Do merren me çështjet ekonomike dhe punën. Do investojnë për një punë. Muaji gusht nuk është i përshtatshëm për të investuar kështu që mund të kenë një humbje, tha Meri, bën të ditur Xing.al.
5. Luani – Do shkëlqejnë, por jo të gjitha gjërat do t’i marrin siç duhet. Jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Kujdes me zgjedhjet që do bëni në përgjithësi.
4. Peshqit – Do notojnë në ujëra jo të natyrës së tyre, por do arrijnë sukses. Do duan mbrojtjen e dikujt, një mësuesi ose një njeri që i këshillon.
3. Shigjetari – Do udhëtojnë, do njohin, janë në kulmin e dashurive, marrëdhënieve sociale dhe në ndryshimin rrënjësor të jetës së tyre, sipas astrologes Meri e cila ishte e ftuar te Rudina.
2.Ujori – Muaji gusht i plotëson një dëshirë, i rregullon një punë, një të ardhme dhe në marrëdhënie do e ndjejnë veten të plotësuar.
1. Akrepi – Do jenë pasionant, do lëvizin, të gjithë do vihen në dyshim për atë që kanë dhe atë që duhet të kenë në jetën e tyre.