Në rrugën ‘Komuna e Parisit’ një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e derës së një lokali duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:,
“Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Komuna e Parisit”, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.”
/Ora News.tv/