Përpiqet të largohet nga Shqipëria me 54 kg drogë, shikoni se ku i kishte fshehur

0
131

Një shtetas shqiptar u përpoq të largohej nga vendi me një sasi prej 54 kg drogë që i kshte fshehur në dyshemenë e makinës.

Droga fillimisht u identifikua përmes skanimit të makinës tip Opel Meriva dhe më pas u dërgua për kontroll në vijë të dytë në Doganën Kosovare në Morinë.

Mësohet se mbrëmjen e 25 korrikut, strukturat doganore të Degës Doganore Morinë/Kukës në bashkëpunim me Doganën Kosovare, sekuestruan një sasi prej 54 kg 963.24gr lëndë narkotike e tipit: 25 kg e 411.86 gr marijuanë “çokollatë” dhe 29 kg 521.38 gr marijuanë.

Gjatë kontrollit të përbashkët u përzgjodh për skanim nje automjet te tipit Opel Meriva, drejtuar nga shtetasi me iniciale A.K. Gjatë procedurës së skanimit nga ana e doganierëve të Degës Doganore Morinë dhe punonjësve të skanerit është vërenjtur dhe markuar si pjesë e dyshuar, dysheme e mjetit, ku më pas është dërguar për kontroll në vijë të dytë në Doganën Kosovare, duke mundësuar kontroll të detajuar, të përbashkët, me Degën Doganore Morinë” thuhet në njoftimin e doganës. 

Për veprime/hetime të mëtejshme ky rast po ndiqet nga Policia Kosovare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here