Si e kishte parashikuar Ilir Meta hapjen e “ERTV” 11 vjet më parë ( Video)

0
158

 

“Këto janë shpikje të stacionit më të ri televiziv EDI NEWS”. Këto janë fjalët e thëna nga Ilir Meta gjatë një konference për shtyp më 12 korrik të vitit 2008. Presidenti i Republikës, asokohe kryetar i LSI-së, e kishte paralajmëruar hapjen e kanalit televiziv të Kryeministrit plot 11 vite më parë.

Në fakt, Rama do ta bënte realitet ëndrrën e tij të madhe për pasur një media të tijën më 25 maj të vitit 2017, nëntë vite më pas. I vetmi ndryshim nga parashikimi i Metës është televizioni i Kryeministrit nuk quhet “Edi News”, por “ERTV”. Deklarata e Metës që risjellim në vëmendje vërteton edhe një herë se Rama ka pasur një dëshirë të hershme për të manipuluar opinionin publik nëpërmjet medias dhe dëshirës së tij të madhe për të kapur “pushtetin e katërt”. Dhe ERTV është një formë e qartë e kësaj dëshire të mbrapshtë për t’i servirur opinionit publik vetëm atë që do Rama dhe asgjë më shumë.

Prej kohësh kryeministri sulmon mediat në Shqipëri, duke i cilësuar edhe media kazani, ndërsa arroganca e tij me gazetarët dhe moderatorët e emisioneve është gjithnjë e më frikshme. Në këto kushte, Rama e ka gjetur 2 vjet më parë zgjidhjen, duke vënë në jetë planin e tij të hershëm për të pasur një media e duke hapur ERTV-në. Duhet thënë se ai është i vetmi lider në Europë që ka një kanal të tij privat nëpërmjet të cilit u bën lavazh truri shqiptarëve. Në fakt, një të tillë e ka edhe lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here