Edi Rama sërisht del blof në tentativat e tij duke nxjerrë në Facebook pohime të aktorëve që gjoja janë pro shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.
Pasi Raimonda Bulku e përgënjeshtroi, pasi deklaratat e aktorëve të tjerë rrëzuan publikimet e Ramës, sot ky i fundit sërish ka dështuar në propagandën e tij.
Edi Rama sot ka publikuar në Facebook një postim të vjetër të aktorit Ndriçim Xhepa.
Në fakt këtë deklarata vetë Xhepa e ka përgënjeshtruar, ndërsa SYRI.net publikoi sot edhe me video deklaratën e aktorit të njohur që është kundër shkatërrimit të Teatrit dhe ndërtimit të Kullave.
Deklarata është bërë që në 16 shkurt 2018, në emisionin ‘Studio e Hapur’ nga Eni Vasili.
Dhe nisur nga ky deformim i qëllimshëm i qëndrimit të artistit, janë qytetarët ata që janë bërë pjesë e debatit publik, duke e “masakruar” kreun e Qeverisë me dyshimet e tyre për aferën që fshihet pas nismës për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.
Më poshtë “Koha Jonë” sjell disa prej komenteve më pikante që qytetarët kanë bërë gjatë ditës së sotme në faqen zyrtare të Kryeministrit Edi Rama.