“Do ta vërtetoj me prova shkencore”! Çfarë paralajmëron Artan Fuga?

0
107

Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka paralajmëruar se do të vërtetojë me prova shkencore se ligji i kaluar me shpejtësi në Kuvend për Akademinë e Shkencave dështoi reformimin e këtij institucioni, degradon dhe poshtëron tërësinë e universiteteve shqiptare, si dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë.

Ndër të tjera, akademiku fton të gjithë pedagogët, profesorët, doktorët e punonjësit shkencorë të mblidhen në një takim konsultiv për të marrë fatin e tyre në dorë.

Mesazhi i Fugës:

Kujtesë! Sikurse kam thënë brenda ditëve të fundit të korrikut, përpara një komuniteti pedagogësh dhe kërkuesish shkencorë universitarë, të universiteteve private dhe publike, do të vërtetoj me prova shkencore, krejtësisht në mënyrë teknike dhe fare të ftohtë, se Ligji e kaluar me shpejtësi në Kuvend për Akademinë e Shkencave:

– Dështoi reformimin e këtij institucioni të plakur, të mefshtë dhe pa produkt

– Eshtë në kundërshtim më Kushtetutën e Shqipërisë, Kodin e punës, Ligjin për arsimin e lartë etj.

– Degradon dhe e poshtëron tërësinë e universiteteve shqiptare dhe bjerr edhe më tepër statusin socioprofesional të pedagogut shqiptar!

– Jep shembullin sesi dija dhe shkenca kombëtare vihen nën autoritetin autoritar të një burokracie autoritare pa asnjë lidhje me shkencën.

Pedagogë, profesorë, doktorë, punonjës shkencorë ju ftoj në këtë konferencë dhe takim konsultativ dhe shkëmbim idesh dhe perspektivash! Mos qendroni indiferent! Fati ynë është vetëm në duart tona!

Pa politizime, pa anësi politike, pa pasione, pa prapamendime, me etikë universitare, me kulturë komunikimi, është koha të njohim se çfarë po ndodh! Më kontaktoni në inbox ose messenger dhe do t’ju jap të gjitha hollësitë dhe informacionet për takimin!

Me konsideratë,

Artan Fuga

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here