Policia e Gjirokastrës ka kapur një trafikant klandestinësh nga Tepelena në flagrancë teksa po kalonte 6 sirianë klandestinë.
Trafikanti është ndaluar në afërsi të kthesës së fshatit mashkullorë, ndërkohë që në automjet kishte gjashtë shtetas sirianë të parregullt, katër meshkuj dhe dy femra, njëra prej të cilave shtatzënë.
Dyshohet se emigrantët klandestinë kanë kaluar kufirin e gjelbër në Kakavijë. Ndërkohë, ky është rasti i dytë brenda dy muajve i kapjes së një trafikanti.
I pari ishte një shtetas irakian që trafikonte klandestinë nga Greqia në Shqipëri, nga kufiri i gjelbër. Gjatë muajit korrik policia e kufirit Gjirokastër në bashkëpunim me Frontex ka ndaluar rreth 70 shtetas të huaj nga vendet e lindje së mesme dhe Afrikës së veriut.