Një tjetër ditë e nxehtë na pret sot.
Moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat kalimtare në orët e mesditës do të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga jugperëndimi – veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.
Temperaturat parashikohen me një rritje të lehtë në vlerat e mesditës.
Më konkretisht:
vendet malore 16 deri në 32°C
vendet e ulëta 17 deri në 36°C
vendet bregdetare 22 deri në 35°C