Përmet/ “S’ka Bablok t’i shpëtojë”, Basha me emra: Të gjithë para drejtësisë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha  gjatë një takimi me strukturat e PD në Përmet e konsideroi farsë 30 Qershorin, e cilësoi atë një masakër të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve. Lideri i opozitës shprehu vendosmërinë për të nxjerë para përgjegjësisë këdo që ka dhunuar Kushtetutën dhe ligjin në 30 Qershor.

“Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë.”- u shpreh Basha. Kreu i opozitës tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është t’i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, refuzimit të Edi Ramës nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim.

Përmet/ “S’ka Bablok t’i shpëtojë”, Basha me emra: Të gjithë para drejtësisë

Hapet pas 1 viti Teatri Kombëtar/ ‘Marr

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko