Binjakët 1 vjeçarë kanë gjetur vdekjen këtë të premte, pasi u lanë në një makinë për tetë orë në Nju Jork. Për vdekjen e fëmijëve akuzohet babai 39-vjeçar i fëmijëve, Juan Rodriguez, ai është nën akuzën e dy vrasjeve pasi raportohet se ndërsa binjakët ishin në makinë, babai ishte në punë në një spital. Temperaturat e së premtes në këtë zonë arritën një ndër nivelet më të larta, që janë arritur në mes të viteve 80, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.