Kushtet atmosferike aspak të mira kanë bërë që ditën e sotme në Velipojë por dhe në plazhin e Vlorës të rrezikojn mbytjen i fëmijë I mitur në Vlorë dhe një 28-vjeçar.
Për shkak të erërave të forta, dallgëzimit 7 ballë në det të hapur në Vlorë apo dhe flamurit të kuq që kanë ngritur rojet bregdetare si shenjë e alarmit për të mos future në det, duket se dita e sotme nuk ka qënë aspak favorizuese për pushuesit.
Një vajzë 9-vjeçare është shpëtuar ditën e sotme nga roja bregdetar por dhe nga patrull e policinë në Ujtë të Ftohtë në Vlorë.
Ndërkohë që sipas burimeve edhe në Velipojë është bërë e mundur shpëtimi I një 28-vjeçari, pushues nga Kosova.
Për të dy personat që ditën e sotme kanë rrezikuar të mbytëen mësohet se kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe tani ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrje të mjekëve.
Bëhet me dije gjithashtu se trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka pezulluar lundimet.
Ndërkaq ditën e sotme koha asapk e mirë nuk këshillohet për të notuar apo dhe për të dal në det të hapur.