Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka postuar në faqen e tij të Facebook ku u shfaqet në një serë domatesh dhe teksa publikoi një foto, mbi të shkruante: “Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do durojmë edhe ca!”
Ai njihet për mesazhet e tij të koduara që lëshon herë pas here, por u kuptua menjëherë se për kë ishte mesazhi i presidentit pas foto-montazhet në rrjetet sociale.
Në një nga fotot që po bën xhiron e rrjetit, mbi domate shfaqet fytyra e kryeministrit Edi Rama, ndërsa mbi shkruhet: “Jeshil fare domatja”.