Sherri mes reperes Rina dhe S4MM është komentuar gjatë javët e fundit në media. Në një intervistë për NIN këngëtarja tha se nuk do bashkëpunonte kurrë me reperin pasi është i dështuar.
I menjëhershëm ishte reagimi i Sam i cili vendosi ti bëj diss Rinës në këngën e tij “E preferume”.
“Janë duke më përmend në intervista”, këndon Saimiri teksa në klip shfaqet një emoji jashtëqitjeje me zërin e Rinës. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage” ku ka treguar se mosmarrëveshjet me Rinën vazhdojnë, shkruan Xing.al.
“Ajo ka folur për mua kot më kot edhe unë kam folur me fakte që i di gjithë Prishtina, gjithë vendi jonë i di”, ka thënë ai teksa më vonë është pyetur se çfarë do i thoshte Rinës nëse do e takonte ndonjëherë.
“Hiç asgjë, s’do kisha bërë muhabet fare. Është shumë poshtë nivelit tim”, ka përfunduar ai.