Aktivistja-Sorecas: ‘Çudi që se dike që Rama e ka paracaktuar grabitësin e Teatrit Kombëtar’

0
110

Aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit dhe pedagogia, Taulanta Jaupi, në një shënim në facebook, ka shprehur habinë e saj se si ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, nuk paska informacion, që qeveria ia ka dhënë një kompanie të vetme pa garë ndërtimin e Teatrit, më qëllim grabitjen e truallit.

‘Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, na ftoi sot që të presim shqyrtimin e ofertave për Teatrin. M’u duk pak e çuditshme që përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Shqipëri është kaq i painformuar ose, të paktën, bën sikur nuk di.

Zoti Ambasador!

Nuk ka për të patur oferta të tjera përveç një kompanie që është paracaktuar me ligj të grabisë tokën e Teatrit Kombëtar dhe pjesën tjetër të tokës publike, mbi 1 mijë metra2.

Nëse vërtet nuk e dini, po ju vëmë në dijeni se kriteret e vendosura në tender nuk lënë hapësirë për oferta. Keto kritere, ndryshe nga sa shpresoni ju, nuk janë garanci për një proces të drejtë dhe konkurues, sepse janë kritere përjashtuese, janë kritere korruptive, janë kritere antieuropiane.

Zoti Ambasador! Një ligj i tillë nuk ekziston në asnjë nga vendet e Bashkimit Europian, sepse janë kritere që paracaktojnë fituesin dhe grabisin me ligj tokën publike.

Është njësoj sikur kryeministrit italian t’i tekej të bënte një ligj për të shembur Teatro di San Carlo në Napoli, të caktontë kompaninë e ndërtimit, t’i jepte edhe ndonjë tokë publike përreth që të ndërtonte edhe ca kulla private dhe napoletanët si ju, të rrinin të qetë duke parë historinë të shembej dhe tokën t’u grabitej nga një kompani private e lidhur me kryeministrin.

Zoti Ambasador, kjo nuk ndodh në Itali, nuk ndodh në BE, nuk ka për të ndodhur as këtu, sepse ne nuk e kemi shitur shpirtin tonë europian!’

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here