Ja pse nuk duhet prishur Teatri Kombëtar…

0
155

Analisti Ben Andoni i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se kompleksi teatror nuk duhet prishur, kjo për shkak sepse ka peshë shumë të madhe për qytetarët, sidomos për ata të Tiranës.

Ben Andoni: Për mua ka qenë e dhimbshme ndarja e artistëve. Ishte e pamundur që artistët të ndaheshin në këtë lloj forme dhe ajo çka kam parë është se artistët janë të paqartë për atë që duan në lidhje me teatrin. Në fakt i bashkon diçka e përbashkët, çështja e teatrit. Ka dy fryma. Ajo që lidhet me godinën dhe ajo që lidhet më pas me punën e vlerëve të teatrit. Personalisht besoj se një pjesë shumë e madhe e njerëzve mendojnë që kompleksi teatror nuk duhet prishur, unë i përmbahem personalisht kësaj. Të themi të drejtën realisht ajo godinë nuk ka trajta impozante, arkitekturore, por për Tiranën ka peshë shumë të madhe, sidomos për qytetarët e Tiranës.

Më tej analisti Andoni tha se që në vitet ’30 territori ku është sot Teatri Kombëtar, ka qenë i paracaktuar për godinën e një teatri.

Ben Andoni: Dikur ka pasur një projekt shumë interesant që unë e kam prezantuar nëpërmjet një lloj medie, por që është anashkaluar. Ka qenë diçka shumë interesante. Që në vitet ’30 ky vend ka qenë i paracaktuar për godinën e një teatri, që ishte prezantuar një një shqiptar i rumanisë, i cili kishte mbrojtur doktoraturën në Bukuresht. Shpresoj që ai projekt të jetë i gjallë. Çuditërisht pas disa vitesh, teatri është ndërtuar para se të vinin italianët, teatri bëhet në të njejtin vend. Duke pasur këtë peshën e madhe historike brenda, personalisht kam qenë partizan i asaj që ky territor është i dedikuar për teatrin, sepse ka vlerë shumë të madhe jo thjeshtë godina, por e gjithë hapësira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here