Ka reaguar ashpër nënkryetari demokrat Edi Paloka pas sulmit me policë që i është bërë bashkisë së Devollit dhe ku qysh në orët e para të mengjesit janë thyer portat dhe kanë hyrë në zyrat e bashkisë përfaqësus të rilindjes të shoqëruar me eskortë të shumtë policore.
“Këta edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdher të kryehajdutit”, shkruan Paloka duke ju referuar mbështetjes nga forcat blu të dhunimit të një institucioni.
Ja postimi i plotë i tij:
I shihni keta me uniforme ku shkruan “Policia”? Janë në Bashkinë e Devollit ! Po nuk janë aty për të kapur hajdutin e Ramës që ka hyrë duke thyer derën, natën, kur të zotët e shtëpisë nuk ishin aty.
Këta edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdher të kryehajdutit.
Grabisin prona publike, grabisin prona private dhe as nuk fshihen më! Grabisin me dhunë!
Silluni me ta siç do silleshit me një grabitës që ju ka hyrë në shtëpi po pa njoftuar “policinë që nuk duam”.