Tension e protesta në Devoll/ Nallbati: Kryetar jam vetëm unë dhe kshu do të jem çdo ditë

0
136

Mbështetës të opozitës u grumbulluan para bashkisë së Devollit mëngjesin e kësaj të hëne për të protestuar ndaj kreut të bashkisë Duro, i cili mori detyrën ditën e premte. Në ambientet e bashkisë kanë qenë prej orës 06 e 30 të mëngjesit forca të shumta të Policisë së rendit dhe forcat speciale.  Ish-kryetari Nallbati deklaroi se kryetar është vetëm ai dhe se do të jetë çdo ditë, 24 orë për qytetarët e Devollit. Simpatizantët e PD kanë qëndruar për orë të tëra në shoqërinë e Bledion Nallbatit dhe ish-deputetit Ervin Salianji i cili deklaroi para mediave se personi i vetëshpallur si kryebashkiak madje që zaptoi edhe zyrat do të kallëzohet edhe për përvetësim të titullit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here