Zhupa: ‘780 leje ndërtimi në 4 vite mandat, bilanci i Veliajt në krye të Tiranës’

0
119

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, përmes një reagimi në Facebook, e quan këtë “bahçen” e re të kullave që Erion Veliaj planifikon për Tiranën. Ajo shprehet se, “në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit”. Gjatë mandatit të tij të parë si kryebashkiak i kryeqytetit, Veliaj ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate, ose thënë në sipërfaqe plot 630 mijë metra katrorë.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Teatri si “bahçja” e re e kullave që planifikon të mbjell Veliaj për Tiranën!

Në 4 vite mandat ka betonizuar qytetin duke ja kaluar edhe 11 viteve të Edi Rames, nga sipërfaqja e betonit. Planifikon masaker urbane duke shkatërruar cdo hapësire të gjelbër, për ta shndërruar në kullë, duke filluar nga hapësirat e liqenit artificial. Ka miratuar më shumë se 780 leje ndërtimi, ku 80% e tyre janë për ndërtesa mbi 13 kate.

Në vetëm këto 15 leje që jane paraqitur në video arrin në 630.000 m2 sipërfaqje e volumit të ndërtimit! Mund ta merrni me mend se sa miliona euro janë në xhepat e tyre dhe se sa dem ka qyteti dhe jetesa jonë nga këto ndërtime pafund!

Teatri nuk do jetë afera jote e rradhes për tu pasuruar ti dhe Rama Hajduti, në kurriz të qytetit, artit, identitetit, kulturës! Ky është projekti i drogës, jo i kulturës. Edi Hajduti dhe Kryemashtruesi i Tiranës kërkojnë të pastrojnë paratë e pista duke shkatërruar trashëgimine kulturore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here