Erion Veliaj është betuar sot si kryetari i bashkisë së Tiranës pas konstituimit të Këshilli Bashkiak monist të kryeqytetit.
Lidhur me këtë ngjarje reagon edhe anëtari i Kryesisë së PD, njëherazi ish anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku.
Sipas tij, nga sot monizmi është kthyer në formë e përmbajtje, ndërsa Erion Veliaj nga sot mund të quhet kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.
“Bashkia vdiq e bashkë me të dhe kolona tjetër e sistemit demokratik, Vetëqeverisja Vendore. Nga sot nuk ka të zgjedhur të qytetarëve por të emëruar të qeverisë.
Nga sot monizmi është kthyer në formë e përmbajtje.
Nga sot Erion Veliaj është kryetar i ri i Komitetit Ekzekutiv Tiranë.
Kryetari i fundit komunist i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës ka qenë Xhemal Tafaj.
…Suksese Erion, unë besoj kujtimi yt do të mundë kujtimin e Xhemalit..”, shkruan Kreshnik Çollaku në reagimin e tij