Shpërthen bombola në Selenicë, vdes në spital nëna e tre fëmijëve

0
142

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital, shtetasja 42 vjeçare, Mimoza Selimi, e cila disa ditë më parë mbeti e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në banesën e saj.

Nëna e tre fëmijëve ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës, ndërsa ngjarja e rëndë u regjistrua në datën 17.07.2019,  rreth orës 05:53, në Selenicë të Vlorës. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe burri i saj 49 vjeçari, Rexhep Selimi.

Muhamet Selimi, djali i viktimës, ka treguar për mediet se si e ka marrë vesh lajmin e ngjarjes së rëndë.

‘Më tha kushëriri në orën 1 të natës, por nuk e dija nëse ishte për këtë apo për punë tjetër. E kam marrë vesh tamam në orën 06:00 dhe u nisa direkt. Babi vetëm sa është plagosur pak. Situata ka qenë e tillë. Kishim një bombol të vjetër dhe mami mori një bombol të re dhe nga momenti i montimit mund ta ketë harruar edhe të hapur. Përderisa ka pasur plasje të mureve nga të gjitha anët besoj se ka pasur rrjedhje në të gjitha anët.’, tha Selimi

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here