Beteja e egër e nënës nga Tirana dhe lufta për t’i kthyer fëmijët që burri ia çoi në Siri…

0
111

Një nënë nga Tirana ka mbi pesë vjet që po mundohet t’i kthejë dy fëmijët e saj nga Siria. Në vitin 2014, burri i saj mori vajzën dhe djalin dhe shkoi në Siri për të luftuar në krah të grupit ekstremist Shteti Islamik. Pas disa muajsh, ai u vra dhe fëmijët mbetën vetëm. Tek ta shkoi më pas gjyshja e tyre.

Mide Dumani, thotë se bashkëshorti e mashtroi duke i thënë se po shkon në Mal të Zi.

Mori fëmijët, më tha do iki për Mal të Zi, kur erdhi kunati më tha të ka lënë një letër që ka ikur për Siri” shpreh nëna e fëmijëve.

Mide Dumani thotë se tash e 5 vjet është një nënë e vuajtuar.

Unë jam një nënë e vuajtur që 5 vjet. Unë dhe fëmijët e mi. Ata edhe me babanë kanë qëndruar shumë pak, pasi ai u vra”.

Më 27 janar 2014, burri i Mide Dumanit, Shkëlzeni mori dy fëmijët dhe iku në Siri, pak muaj më vonë ai u vra duke luftuar përkrah grupit militant islamik.

Vajza kishte 8 vjet dhe djali 5 vjet kur babai i tyre i mori dhe i dërgoi në zona të luftës.

Në Siri ata kanë emra arabë, të dy po kërkohen edhe nga Interpoli.

Nëna e dy fëmijve rrëfen mallin për fëmijët e tyre.

“Po si çdo nanë që thonë, ku të rrijë fëmija të rrijë edhe nëna. Mendja është gjithmonë atje pavarësisht që u bënë 5 vjet këtu. Ata që janë prindër mund ta besojnë këtë që më ka ndodhur mua, tjetërkush nuk mund ta besojë”, tha Mide Dumani.

Tani vajza ka 14 vjet, kurse djali i ka 12 vjet.

Pasi u vra Shkelzeni, gjyshja 70 vjeçare shkoi në Siri për t’u kujdesur për fëmijët. Ata jetojnë tani në kampin al-Hol në Siri.

Daja i fëmijëve ka bërë kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që t’i ndihmojnë në kthimin e mbesës dhe nipit.

Mbesa i shkruan dajës së tij letra shumë shpesh, duke e pyetur se kur do të kthehen.

Kemi mesazhe të pafund të vajzës, o dajë çka po bëhet, kur do të vij shteti të na marrë, a po vjen ambasada me u interesu për ne”, shprehet daja i fëmijëve.

Daja i tyre thotë se babai i tij i ka rrëmbyer fëmijët.

Shkelzeni para se të radikalizohej kishte punuar si instalues uji në Arabinë Saudite, gruaja e tij thotë se burri filloi të radikalizohej pasi u kthye nga Arabia Saudite.

Në letrën që kishte lënë, ai thoshte se po ikte për një vend jomysliman.

Kam ikur në një vend mysliman, dua që fëmijët ti shkolloj në një vend mysliman” thuhet në letrën që ka lënë Shkelzeni

Ajo shpreson që ëdhe fëmijët e saj të kthehen siç u kthyen disa fëmijë të Kosovës që ishin në Siri.

Në prill të këtij viti Kosova ka riatdhesuar 110 persona nga zonat e luftës në Siri. 74 prej të cilëve ishin fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here