Nard Ndoka: 30 qershori zgjedhje anti-kushtetuesese, 13 tetori zgjedhje legale

0
192
Deputeti i PDK, Nard Ndoka, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me projektligjin per faljen e detyrimeve te ish ushtarakeve ne skemen e pensioneve suplementare./r/n/r/nLawmaker Nard Ndoka, speaks during a parliamentary session.

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka në një intervistë i quan zgjedhjet e 30 qershorit si anti-kushtetuesese, ndërsa shprehet se data e zgjedhjeve është 13 tetori për të cilën duhet një konsesus mes klasës politike.

“30 Qershori është një datë antikushtetuese. Duhet të pritej vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kjo duhej të ishte logjika normale dhe institucionale e një kryeministri dhe mazhorance të përgjegjshme. Kjo duhet të ishte zgjedhja më e mirë për të shmangur përplasjet në ndërrimin e kryetarëve nëpër bashki. Natën do të hyjnë gjermanët ditën do e lirojnë partizanët dhe kjo është absurde se çfarë po ndodh në bashkitë e vendit dhe politikën shqiptare. Unë e shoh 13 Tetorin legal për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. 30 qershori si datë zgjedhjesh ka rënë. Klasës politike i duhet një konsensus, kompromis dhe kjo është detyrë e kryeministrit. Rama sillet si fitimtar por është humbësi më i madh.

13 Tetori një datë legale që na detyron të marrim pjesë, por ne jemi në një pushtet xhungël. Partitë politike nuk janë parti private, jemi në një kuadër grushti shteti. 13 dhe pse është legjitim është në kufijtë e pamundësisë nga papërgjegjshmëria e politikës. Rama jo apo jo kryeminstër nuk ka shumë rëndësi, pasi në 30 qershor shqiptarët e bojkotuan dhe e ndëshkuan. Shqiptarët në 30 qershor ndëshkuan shqiptarët”, shprehet Ndoka

Report TV

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here