Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e vjedhjes së rëndë.
Mediet e huaja bëjnë me dije se shqiptari kishte vjedhur disa veshjeve nga qendra tregtare Panorama, vlera e së cilës shkonte deri në 234 euro.
Shqiptari kishte tentuar të largohej nga qendra tregtare pa paguar, por ai ishte denoncuar nga siguria e qendrës.
Policia bllokoi menjëherë djalin dhe mallrat e vjedhura të gjetura, ia kthyen pronarit të ligjshëm.