Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për zgjedhejt e 30 qershorit, të cilat u zhvilluan pa opozitën.
Plamer ka thënë se nuk i takon SHBA-së të gjykojë, por duhet ta bëjë këtë gjë Gjykata e Lartë.
Zëri i Amerikës: Po, por edhe SHBA kishin vëzhguesit e tyre në zgjedhje. Pra, bazuar në këtë fakt, mendoni se zgjedhjet duhet të përsëriten?
Matthew Palmer: Unë mund t’ju them se vëzhguesit tanë panë dhe ndoqën nga shumë afër atë që dëgjuam nga Misioni Monitorues i OSBE-ODIHR-it, pra që zgjedhjet dhe procesi aktual i votimit u zhvilluan kryesisht në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, por procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja. Përsa i përket se cilat janë përgjigjet e duhura ndaj kësaj, ne do dëshironim ta shihnim këtë të dilte nga institucionet shqiptare.