Ish-Kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncime nga qytetarët për shfaqjen e avionëve transportues të drogës.
Dje publikoi një video në Kavajë ndërsa sot në zonën e Kukësit. Këtë herë avionë-kaçatorë që transportojnë kanabis dhe për të cilët qytetarët kanë realizuar edhe filmime.
“Narkoflota ajrore e narkoshtetit po ben fluturime te suksesshme edhe ne Kukes. Prodhimi i mallit shume i mire..Urdheri i Edvin Mafise te korret dhe eksportohet sa me shpejte! Shikoni videon e qytetarit dixhital”, përcjell këtë denoncim të rëndë ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në FB, shoqëruar edhe më një video ku duken avionët transportues.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2426703980742824/