Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencës, dy ditët në vijim pritet të shoqërohen me reshje shiu, të cilat në veri dhe qendër mund të jenë në formën e shtrëngatave.
Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) pritet rrezik “I MODERUAR’’ në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të kufizuara, në qarkun Shkodër (Perëndim) pritet nivel “I LARTË’’.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 24 / 34 °C
në vendet malore: 17 / 32 °C.
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.