Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka vendosur që të kërkojë ndihmën e qytetarëve për ruajten godinave të dy teartrove.
Në një postim në Facebook, Aleanca bën me dije se, kërkon mbështetje financiare nga dashamirës së teatrit, për të finalizuar me sukses Festivalin për Mbrojten e Teatrit.
Postimi i plotë i AMT-së:
Për të mbarëvajtur punët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke përfshirë këtu shpenzime bazë si mbajtjen e gjeneratorëve, si dhe realizimin me sukses të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas sugjerimeve të marra nga mbështetës të shumtë mori vendim për hapjen e një llogarie bankare.
Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit.
Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese.
Llogaria bankare është krijuar në Bankën Kombëtare Tregtare dhe është e bashkëmanaxhuar nga: Edmond Budina, Neritan Liçaj, Adriana Tolka.
===
Emri i llogarisë: Adriana Tolka, Neritan Liçaj
Numri i llogarisë bankare është:
IBAN LEK: AL6020511289004914CLIDCLALLW
IBAN EUR: AL6520511289004914CLIDCFEURR
SWIFT: NCBAALTXXX
===
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton dashamirësit e kauzës që të kontribuojnë sipas mundësive për të mbajtur gjallë e në jetë Teatrin Kombëtar.
Në fotot bashkangjitur do të gjeni një kërkesë të 56 qytetarëve që ne të ndërmernim këtë veprim.