Ish-ministri socialist, Arben Malaj ka kritikuar qeverisjen e Erjon Veliajt, duke e quajtur arrogante dhe të babëzitur.
Malaj ka thënë se Veliaj ka frikë për të ardhmen e tij politike, pasi do të mbetet vetëm e kaluar, për shkak se ai po e dëmton vetë.
“Kredibiliteti publik është jetik për të qenë i suksesshëm në çdo mandat që të besojë Kuvendi i vendit tënd. Kredibilitetin nuk ta jep dalja e përditshme në televizor. Konkluzioni se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute vlen për Veliaj më shumë se për këdo tjetër.
Qeverisja e tij arrogante dhe e babëzitur kërcënon deri jetën e përditshme të shqiptarëve. Kujtoni përndjekjen e fermerëve që shisnin perime e prodhimet e tyre për të blerë ushqime për fëmijët dhe ilaçe për familjarët e tyre, kujtoni Astirin ku në mes të dimrit kërkonte t’i nxirrte në mes të dimrit nga shtëpitë disa qindra fëmijë të vegjël. Veliaj i quan “shpellarë” protestuesit e Astirit, i konsideron “histerikë” artistët. Veliaj ka probleme nga frika që për shkak të modelit të qeverisjes, jo larg e ardhmja e tij politike do të jetë një e shkuar e dëmtuar nga vetë ai”, ka thënë Malaj.
Mapo