Moody’s e S&P për Shqipërinë: Kriza politike rrezik për reformat

0
133

Ministria e Financave ka publikuar sot të dhëna të raportit të dy agjencive ndërkombëtare të vlerësimit Moody’s dhe Standard & Poor’s të cilat nuk kanë ndryshuar vlerësimin e tyre për ekonominë shqiptare duke konfirmuar vlerësimin B+ me pritshmëri të qëndrueshme.  “Ky konfirmim bazohet në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe vijimësinë e saj në periudhën afat-mesme; uljen e borxhit publik dhe deficitit, si dhe përmirësimi i llogarisë korrente dhe përballueshmërinë e tyre nga flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte.

Agjencitë vlerësojnë se profili makroekonomik i Shqipërisë si dhe parametrat e borxhit kanë vazhduar të përmirësohen. Vlerësimi i qëndrueshëm merr në konsideratë nga njëra anë përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave.

Ndër të tjera raporti vlerëson se dinamika e rritjes ekonomike është përmirësuar gjatë viteve të fundit me perspektivën ekonomike të favorshme, pavarësisht moderimit të rritjes gjatë këtij viti.

“Pavarësisht se situata e fundit politike identifikohet si një rrezik për perspektivën ekonomike dhe për ritmin e implementimit të reformave strukturore, agjencitë vlerësojnë se qeveria shqiptare do të vijojë me axhendën e reformave në afatin e mesëm, në linjë me aspiratat për integrimin në BE.

Autoritetet po vijojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të rritur qëndrueshmërinë e borxhit publik. Agjencitë parashikojnë vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe vijimësinë e uljes së borxhit publik, në përputhje edhe me rregullin fiskal, si dhe vlerësojnë pozitive përpjekjet e autoriteteve për të përmirësuar administrimin e të ardhurave. Gjithashtu vlerësohen planet për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vlerësimin e rreziqeve të mundshme të PPP.

Vlerësohet se cilësia e institucioneve shqiptare është përmirësuar në vazhdën e rrugëtimit drejt BE, gjë e cila mbështet perspektivën pozitive të rritjes afatmesme. Progres i dukshëm është bërë në reformën në drejtësi, e cila po vijon, si dhe në luftën kundër ekonomisë informale, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që progresi në fushat e “sundimit të ligjit” dhe “të drejtave të pronësisë” ka përmirësuar klimën e biznesit.” mbyllet deklarata e Ministrisë së Financave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here