Kryeministri Rama vazhdon heshtjen sublime, edhe pse Departamenti Amerikan i Shtetit ka mëse dy javë që në formë zyrtare i ka hequr të drejtën e hyrjes për në SHBA, Vangjush Dakos, komisarit politik të Ramës në qarkun e Durrësit.
Ndërsa vazhdon postimin e sukseseve imagjinare në një përpjekje të rremë për të shuar zhurmën e akuzave ndaj Dakos, komentuesit kanë filluar ta masakrojnë Ramën me komente, duke e pyetur se kur do të fillojë fluturimet Dako.
“Eno kam një koment për ty si interist që perderisa moret një juventin t’ju nxjerrë nga bataku, qepeni gojen dhe rrini urtë e thoni Grazie Juve për çdo fitore”, kërcënon hapur Rama një nga komentuesit që e pyet për Dakon.