Skandali/ Dështon mbledhja e KQZ-së, anëtarët e PS: Jemi me pushime

0
148

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e kërkuar nga disa forca politike të opozitës, të cilët kërkuan fillimin e punës për zgjedhjet e 13 tetorit.

Mbledhja ka dështuar pasi të katër anëtarët ë PS-së në këtë komision nuk kanë marrë pjesë me arsyetimin se janë me pushime.

Kreu i KQZ-së Klement Zguri, në respekt të ligjit dhe Kushtetutës sot kishte thirrur një mbledhje pas letrës së 3 partive opozitare.

LSI, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste ditën e djeshme kanë kërkuar nga KQZ-ja që të nisin procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit, siç është dekretuar nga Presidenti i Republikës.

Por Denar Biba, Bledar Skënderi, Rezarta Bitri dhe Edlira Jorgaqi nuk kanë lënë pushimet për një mbledhje kaq të rëndësishme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here