Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën ekstraduan sot shtetasin Fatos Hajro Metushi, i cili është dënuar me 25 vite burg për krimin makabër që ai ka kryer.
Më 8 mars të vitit 1996 sipas policisë, Fatos Metushi ka vrarë me armë zjarri dhe më pas ka djegur personin S. A.
Ky i fundit ishte vëllai i Edmond Arapit, që ka ka tentuar të hakmerret ndaj Metushit por që nuk ka mundur ta vrasë.
Ditën e ngjarjes, Fatos Metushi bashkë me djalin e xhaxhait të tij, pasi kanë vrarë dhe djegur viktimën, e kanë varrosur atë në një fushë të fshatit Boçovë. Metushi u arrestua, por mundi të arratisej nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997-1998, ku pasi doli nga burgu u largua jashtë kufijve të vendit, për të qëndruar në arrati për 22 vjet, për tu kapur më pas në Greqi.