Mbrëmë ishte nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ që po mbahet në Parkun e Gërmisë, në Kosovë.
Njëri nga shumë artistët që performoi mbrëmë ishte edhe reperi shqiptar që jeton në Amerikë, Gashi. Gjatë performancës së tij, ai ju afrua vendit ku qëndronte ylli shqiptar, Dua Lipa. Gashi i kërkoi ‘Dj’ që të jepte këngën e famshme të ‘Rugovës’ dhe nën ritmet e kësaj kënge kërceu me Duan.
Këngëtarja shqiptare mbante flamurin kombëtar shqiptar teksa po kërcente, ndërsa Gashi kishte shqiponjën në shpinë.
https://www.instagram.com/p/B0vaPKbhPJ0/?utm_source=ig_embed