Policia e Shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë”, për ndëshkimin e informalitetit dhe evazionit fiskal në turizëm.
Policia ka njoftuar sot se në kuadër të këtij operacioni ka proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec, nga të cilët 11 për “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 për “Zënia e hapësirave publike”.
“Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Procedon penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin përkatës”, thotë ndër të tjera në njoftim Policia e Shtetit.