74 vite nga tragjeditë në Hiroshima dhe Nagasaki

0
220

Këtë javë mbushen plot 74 vite që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) hodhën bomba atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. Bomba atomike rrafshoi me tokën çdo gjë në një diametër prej 1,5 kilometra, ndërsa shkaktoi 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 210 mijë deri në fund të vitit 1945.

Teksa shumë njerëz të plagosur vdiqën ende pa iu nënshtruar ndihmës mjekësore, shumë të tjerë që shkuan në qytet për të dërguar ndihma po ashtu humbën jetën si pasojë e ekspozimit ndaj shiut radioaktiv të shkaktuar pas hedhjes së bombës.

Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kufizuan përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT të hedhur nga një lartësi prej 500 metrash, megjithatë, afër 70 mijë persona humbën jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit u shkatërrua.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here