Policia e Himarës ka arrestuar një të ri që lëvizte me armë zjarri në Himarë. Policia bën me dije se ka vendosur në pranga një 33-vjeçar nga Shkodra, pasi ai lëvizte në shëtitoren e Himarës me një pistoletë dhe 8 fishekë me vete.
“33-vjeçari me inicialet E.D, pistoletën e mbante në brez. Atij iu gjetën edhe 8 fishekë. Ai u arrestua nga FNSH e Vlorës dhe do akuzohet për armëmbajtje pa leje“,- thotë policia.