Rëndohet bilanci i sulmit me armë në Vlorë, vdes në spital pronari i lokalit

0
148

Arben Beqiraj, një prej të palgosurve të një sulmi me armë në lokalin e tij në plazhin e vjetër në qytetin e Vlorës, ka ndërruar jetë në spital.

Vdekja e Arben Beqirajt ka ndodhur në orën 1:00,  në mesnatë, pasi ai kishte marrë 6 plumba në organet jetike, mushkri, bark, duar dhe këmbë.

Sulmi me armë ndodhi pasin dy persona janë zënë me grushte me pronarin e lokalit dhe pastaj kanë vrapuar drejt makinave të tyre, prej nga kanë marrë kallashnikovë dhe kanë qëlluar drejt tij drejt e në kraharor.

Fatmirësisht dy personat e tjerë të plagosur në të njëjtën ngjarje janë jashtë rrezikut për jetën, Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here