Ambasadori i OSBE, Bernd Boschard, ka zhvilluar sot një takim me dyer të mbyllura për afro 2 orë në zyrën e ish-kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi. Në mbyllje të takimit, Boschard deklaroi për mediat se ka folur për situatën politike, por nuk specifikoi detaje të tjera.
Kryebashkiakja e ka informuar Ambasadorin mbi të gjitha zhvillimet e ditëve të fundit.
I pyetur nëse është folur rreth zgjedhjeve vendore te 30 qershorit dhe se çfarë mund te ndodhë më tej, ambasadori u shpreh shkurtimisht për mediat: “natyrisht qe po”.